Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnjë.
Policia thotë se dy automjete janë përplasur njëra me tjetrën në fshatin Ngurrëz në Lushnjë, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Sherif Metushi, 28 vjeç.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.