Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën 50-vjeçari që u përplas nga një makinë, shoferi i mjetit shpallet në kërkim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës ku një 50 vjeçar ka humbur jetën. Policia njofton se një makinë që drejtohej nga shtetasi L.Z ka përplasur një motomjet dhe 50 vjeçarin që lëvizte me biçikletë. Drejtuesi i kësaj të fundit ka humbur jetën për shkak të plagëve që kishte marrë.

Ndërkohë shoferi që shkaktoi aksidentin u largua nga vendngjarja dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit

Njoftimi i policise:

Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. Z, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S, dhe një biçiklist shtetasin F. Gj. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç. Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.