Aksident i trefishtë në Lezhë, plagosen rëndë tre persona

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e së martës në afërsi të kryqëzimit të Ishull-Lezhës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia Rrugore, në ngjarje janë përfshirë tre mjete, ndërsa si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. E

Grupi hetimor po punon për identifikimin e drejtuesve të mjeteve të përfshira dhe për të përcaktuar përgjegjësinë ligjore të secilit.