Një aksident i rëndë më një të vdekur është regjistruar këtë pasdite në zonën e Yrshekut në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një motor është përplasur me një automjet, ndërsa si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është arrestuar nga blutë e Tiranës.