Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gimaj, të Shkodrës. Policia njofton se një automjet ka pësuar defekt në lëvizje dhe për pasojë është përmbysur.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur pasagjeri ne mjet, i cili u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës dhe është në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë nuk dihet se si është gjendja e tij shëndetësore.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në fshatin Gimaj, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, pasi automjeti ka pësuar defekt. Për pasojë automjeti është përmbysur.
Nga aksidenti është dëmtuar pasagjeri, shtetasi M. N., i cili u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës dhe është në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.