Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 6 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Milot – Rrëshen në Rrugën e Kombit.

Dy automjete, një fuoristradë dhe një autoveturë, janë përplasur mes tyre duke shkaktuar plagosjen e 6 personave.

Katër prej të plagosurve janë gra, teksa mësohet se të gjithë të dëmtuarit janë nisur me urgjencë drejt spitalit.

Policia po heton për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.