Aksident i rëndë në Qafë Buall-Krastë, plagosen 4 minatorë, 1 prej tyre niset me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin në Qafë Buall-Krastë, ku për pasojë janë plagosur 4 minatorë që po shkonin në punë në zonën e Martaneshit.

Mjeti me të cilin ata udhëtonin dol inga rruga dhe për pasojë të katërt minatorët mbetën të plagosur. Ata u transportuan menjëherë drejt spitalit të Bulqizës.

Mësohet se njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës për të marrë ndihmë më të specializuar.