Aksident i rëndë në Farkë, 24-vjeçari përplas për vdekje një fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Farkë ku një 24-vjeçar ka përplasur me makinë një vajzë rreth 1 vjeçe e gjysme.

Policia njofton se i riu gjatë kryerjes së manovrës për lëvizje mbrapa me automjet, aksidentalisht ka përplasur fëmijën.

Për pasojë, 24-vjeçari është vënë në pranga nga policia.

“U arrestua shtetasi A. T., 24 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në Farkë, dyshohet se, gjatë kryerjes së manovrës për lëvizje mbrapa me automjet, aksidentalisht ka përplasur një fëmijë, vajzë rreth 1 vjeçe e gjysmë, e cila, si pasojë, ka humbur jetën.”, njofton policia.