Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në Elbasan. Siç njofton policia, makina që drejtohej nga 26 vjeçari R.R ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore. Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri, 21 vjeçari N.U.
Ndërkohë është arrestuar shoferi, i cili drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi mëngjesin e sotëm, në rrugën “Janaq Kilica”, automjeti që ai drejtonte, në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi N. U., 21 vjeç, banues në Elbasan, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën”- njoftoi policia.