Aksident i pazakontë në Prishtinë, kamioni përplas 12 makina

Një aksident i pazakontë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një kamion ka përplasur 12 makina. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të plagosur 11 persona, të cilët janë dërguar në spital.

Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, aksidenti ka ndodhur në afërsi të Veternikut. Shkaqet e aksidentit të rëndë janë ende të paqarta.

Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 12 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona”, ka deklaruar Ahmeti.