Në vetëm pak orë në Shqipëri janë shënuar 3 aksidente.
Njëri prej tyre rezultoi fatal për një 73- vjeçar. I moshuari, po kalonte rrugën nacionale, në aksin Korçë- Pogradec, kur u përplas nga një mjet tip “Nissan” në afërsi të fshatit Zvirinë.
Edhe aksidenti i dytë ndodhi në juglindje të vendit, pranë pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës. Një motorist polak, u godit nga një “Benz”, në një kthesë qorre, nga një 21-vjeçar. Si pasojë motoristi pësoi, por është jashtë rrezikut për jetën.
Aksident i i tretë u shënua në kryeqytet, në rrugën ‘Bardhyl’, mes dy automjeteve dhe autobusit urban të Unazës.
Ishte shoferi i njërit prej automjeteve ai që shkaktoi aksidentin.