Ahmetaj ka lënë Shqipërinë, VOA: Telefoni i tij për herë të fundit pulsoi nga Kanadaja

Sot pasdite pritet të mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve, mbledhje e cila u shty për shkak të kërkesës së avokatëve të Arben Ahmetajt. Këshilli do të diskutojë rreth mandatit që i jep imunitet ish kryeministrit, pas kërkesës për arrestim nga SPAK.

Por Ahmetaj nuk është më në Shqipëri dhe këtë e ka konfirmuar dje avokati i tij Henrik Ligori.

Por sipas Zërit të Amerikës, nga verifikimet e sinjalit të celularit të Ahmetajt, rezulton se momenti i fundit i vendndodhjes të ketë qenë Kanadaja. Dyshohet se Ahmetaj është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte parlamentit shkresën për arrestimin.

Zëri i Amerikës shkruan se më pas Ahmetaj kishte prerë online një biletë avioni për në Itali, por që nuk e ka përdorur.  Megjithatë nuk dihet se si ai mund të ketë shkuar në Kanada.

“Të njejtën hipotezë e ka shfaqur dhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Gamend Bardhi në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, kur ka pyetur për këtë, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, por pa marrë një përgjigje prej tij. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë të gjitha gjasat janë që largimi i tij të jetë përfundimtar, për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë”, shkruan Zëri i Amerikës.

Në mbledhjen që u shut dje PD kërkoi që mbledhja të mbahej me dyer të hapura. Kërkesa erdhi nga deputeti Ervin Salinaji por Ermonela Felaj refuzoi, në referim edhe të kërkesës së kreut të SPAK, Altin Dumani që kishte kërkuar ruajtjen e sekretit hetimor. Deputeti i opozitës, ka akuzuar Felajn për konflikt interesi, duke pretenduar se ajo është pjesë e dosjes hetimore të SPAK.