AFERA E INCENERATORËVE/Arben Ahmetaj paraqitet në SPAK, 3 akuzat që rëndojnë për ish-ministrin

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Ahmetaj është thirur nga prokurorët Enkelejda Millonai dhe Altin Dumani, pasi ndaj tij rëndojnë 3 akuza për aferën e inceneratorëve: “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Më herët me urdhër të SPAK, Ahmetajt i është kontrolluar banesa e bashkëjetueses së tij, si dhe banesa e ish-gruas. Kontrolli u ushtrua në një vilë në zonën e Hamallajt, ku u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë ndërtesë.

Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente. Ahmetaj ka dyshime të forta se është implikuar në korrupsion mes Klodian Zotos dhe Mirel Mertirit lidhur me procedurat e ndërtimit të inceneratorit të  Elbasanit dhe Fierit. Ndërkohë një dosje e dytë për Arben Ahmetaj është rregistruar për shpërdorim detyre dhe pabarazi në ankande publike, lidhur me privatizimin e ish-fabrikës së Bukës për qytetin e Tiranës.