Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka paralajëmruar sot se vendi do të shkojë në zgjedhje të njëpasnjëshme parlamentare nëse nuk arrihet një marrëveshje për presidentin e ri.
Në një komunikim për mediat, Kurti tha se zgjedhjet e reja do ti kushtonin vendit dhjetëra miliona euro.
Mes të tjerash ai akuzoi opozitën se nuk janë të interesuar për një marrëveshje e për t’i dhënë fund situatës së krijuar.
“Nëse shkojmë në zgjedhje të reja, nuk do të kemi zgjidhje, meqenëse sërish do të na duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, e pas atyre sërish do të na duhet të shkojmë në zgjedhje të reja. Unë nuk e di se si mund t’i kemi 80 deputetë, prandaj është e domosdoshme të merremi vesh. Nuk po më duken (opozita) të gatshëm dhe të interesuar për marrëveshje, dhe ky është një dëm i madh për shtetin e Kosovës”, deklaroi Kurti.
Kujtojmë se më datë 28 Prill përfundon afati i Gjykatës Kushtetuese për të zgjedhur presidentin e vendit.
Ky i fundit zgjidhet me dy të tretat e votave në dy raundet e para të votimit, apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mund të mbahet.
Për këtë arsye nevojitet një marrëveshje mes partive parlamentare për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës.