Media Oligarkia.al raporton se Aeroporti i Tiranës ka përgënjeshtruar lajmin e medias britanike Yorkshire Post, sipas të cilës vizita në Shqipëri e kryetarit të Bashkisë së Tees Valley, Ben Houchen është kryer me financimin të tyre. Drejtuesit e Aeroportit i treguan Oligarkia.al një email zyrtar nisur drejt gazetës Yorkshire Post, ku i kanë kërkuar asaj të përgenjeshtrojnë faktin se vizita e Ben Houchen në Tiranë është paguar nga TIA si të pavërtetë.