Abuzoi me të miturën dhe e la shtatzënë, Policia: Ngjarja ka ndodhur në gusht, arrestohet 67 vjeçari

Policia e Korçës ka reaguar ndaj ngjarjes të ndodhur në fshatin Piskupat të Pogradecit ku një 67 vjeçar kishte përdhunuar një vajzë të mitur 12 vjeçe, e cila kishte ngelur shtatzënë.

Policia thotë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin gusht ku Rushan Selko ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj në banesën e tij.

Pas denoncimit të rastit, policia ndaloi dhe vuri në pranga të moshuarin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin R. S., 67 vjeç, banues në fshatin Piskupat. Dje, ka kallëzuar në prani të prindërve, psikologut dhe prokurorit, një 12-vjeçare, se në muajin gusht 2025, shtetasi R. S. ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, në banesën e tij, dhe se ajo është shtatzënë”, tha policia në njoftimin zyrtar.