Abuzimi me fondet e BE çoi në pranga Ilir Beqajn, emërohet drejtoresha e re e SASPAC

Eridana Çano është zgjedhur për të drejtuar SASPAC, (Agjencinë e Koordinimit të Ndihmës së Huaj) që monitoron fondet e BE-së.

Burime për mediat bëjnë me dije se kryeministri Rama ia ka besuar Çanos këtë post, pas shkarkimit të Jona Sulit më 30 Korrik, e cila mbajti këtë detyrë pas arrestimit të ish-ministrit Ilir Beqajt për abuzim me fondet e kësaj agjencie.

Eridana Çano më herët ka mbajtur postin e drejtoreshës së Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, ndërsa ka qenë drejtoreshë kabineti e Ministrit të Pushtetit Vendor.

Kujtojmë se pak javë më parë, ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u arrestua në lidhje me abuzimet me fondet e BE në SASPAC, kur kjo e fundit drejtohej nga Beqaj.

Ndërkohë sa i takon pasueses së Beqajt, Jona Sulit, arsyet e shkarkimit të saj nuk janë ende të qarta, por mendohet se ka pasur shenja pakënaqësie ndaj saj gjatë 7 muajve të fundit nga kryeministri, ministrat dhe kryetarët e komisioneve parlamentare ku ajo raportonte.