A është ky fundi i “Vape”? Britania dhe shtetet e BE drejt ndalimit të përdorimit të cigareve elektronike me avull

Britania e Madhe ka njoftuar ndalimin e cigareve elektronike me një përdorim (vape), të cilat janë përhapur shumë sidomos mes adoleshentëve.  A do ta ndjekin edhe vendet e tjera të njëjtën politikë?

Kur cigaret elektronike dolën për herë të parë në treg, ato u reklamuan si e keqja më e vogël, duke i ndihmuar njerëzit të heqin dorë nga cigaret tradicionale dhe të shmangin rreziqet shëndetësore që lidhen me pirjen e duhanit.

Por në vitet e fundit, vapes janë bërë një trend në mesin e të rinjve. Aparati njëpërdorimësh (me disa thithje)- i njohur gjithashtu si “paff bar” – është praktikisht një artikull aksesor dhe një numër në rritje i adoleshentëve është vënë re duke e përdorur gjithnjë e më shumë.

Përveç Britanisë së Madhe edhe disa vende të tjera të mëdha, anembanë globit po shqyrtojnë mundësinë për të frenuar përdorimin e tyre.

Ishte kryeministri britanik Rishi Sunak që njoftoi se vapes e njëpërdorshme do të ndalohen në Mbretërinë e Bashkuar.

Zbatimi i rregulloreve të reja do të kufizojë shumëllojshmërinë e shijeve të avullit, do të zbatojë paketimin e thjeshtë dhe do të ndryshojë mënyrën e prezantimit të këtij produkti në dyqane për të minimizuar tërheqjen e tyre për fëmijët, sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

“Këto ndryshime do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme duke mbrojtur shëndetin e fëmijëve tanë për një afat të gjatë,” shtoi Sunak ndërsa ligji i ri do ta bëjë të paligjshme shitjen e produkteve të duhanit për adoleshentët nën moshën 15 vjeç.

Shtetet anëtare të BE-së

Irlanda po kërkon opinionet e njerëzve përpara se të marrë vendimin për ndalimin e produktit, ndërkohë që shumë shoqata shëndetësore dhe mjedisore po i kërkojnë qeverisë të veprojë.

Gjermania gjithashtu synon të ndërmarrë masa kundër cigareve elektronike Vape. Disa ekologë – duke përfshirë Steffi Lemke, Ministrja Federale e Mjedisit e Gjelbër – kanë shkuar më tej, duke dashur t’i ndalojnë fare nga BE-ja.

“Cigaret elektronike të njëpërdorshme ndotin mjedisin dhe shpesh përfundojnë në mbeturina  në vend që të hidhen siç duhet si pajisje elektrike”, tha Lemke për gazetën gjermane Mitteldeutsche Zeitung.

“Ato mund të shkaktojnë probleme serioze edhe në depozitimet e plehrave për shkak të zjarreve”, shtoi ajo.

Edhe Franca, vendlindja e të gjitha klisheve të cigareve, njoftoi një kufizim për vape ndërsa Belgjika po pret dritën jeshile të BE-së për t’i ndaluar ato.

E shitur nga 8 deri në 12 euro në dyqane duhani, në faqet e internetit ose në supermarkete, trendi i “Vapes” mori hov në fund të vitit 2021 i promovuar në rrjetet sociale.

Me përmbajtje midis 0 dhe 20 mg/ml, cigaret elektronike të njëpërdorshme u kritikuan gjithashtu për shkak të prirjes së konsumatorëve të rinj kundrejt cigareve të zakonshme.

“Mund të thuhet se nuk është nikotinë. Por është një refleks, një gjest me të cilin të rinjtë po mësohen. Pastaj kështu shkojnë drejt pirjes së duhanit dhe ne duhet ta ndalojmë këtë”, tha kryeministrja franceze Elisabeth Borne kur shpalli ndalimin.

Ndalimi i vape ka hyrë në fuqi në Australi dhe Zelandën e Re

Zelanda e Re, e njohur për udhëzimet e saj strikte kundër duhanit, ka pasur një ndalim efektiv që nga gushti i këtij viti.

Vendi ka goditur përdorimin e avullit me një sërë rregullash të reja për të mbrojtur të rinjtë, si një nivel më i ulët i nikotinës,  cigare me shije më të zbehta dhe ndalimin e dyqaneve  me vapes në afërsi të shkollave, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

“Ne e kuptojmë se duhet të vendosim një ekuilibër midis parandalimit të të rinjve që të fillojnë të pinë duhan, në të njëjtën kohë me disponueshmërinë e vapave si një mjet për ndërprerjen e duhanit për ata që vërtet duan të lënë duhanin”, tha Dr Ayesha Verrall, ministre e shëndetësisë e Zelandës së Re. .

Sa të dëmshëm janë për shëndetin vape një përdorimshe?

Të shpikura në vitin 2019, këto lloj cigare me përdorim të vetëm vijnë zakonisht me pako me ngjyra dhe shpejt fituan popullaritet mes adoleshentëve, së pari në SHBA. Trendi kaloi shpejt Atlantikun.

Financial Times raportoi se 14 për qind e adoleshentëve anglezë të moshës 14 deri në 17 vjeç përdorin vape më shumë se një herë në javë.

Në Evropë, shifrat po lulëzojnë gjithashtu me një sondazh francez që thekson se mbi një në 10 adoleshent ka provuar të pijë avull.

Shijet e ëmbla të cigareve elektronike me përdorim të vetëm janë argumenti më bindës i marketingut për konsumatorët e rinj.

Sipas organizatës mbikqyrëse të industrisë së duhanit STOP, kombinimi i shijeve të frutave, paketave argëtuese dhe promovimit nga influencuesit e mediave sociale janë të destinuara të synojnë dhe të ngrenë një brez të ri përdoruesish si “duhanpirës zëvendësues”.