A do të distancohej nga lidershipi i partisë në mënyrë që PD të bashkohej? Përgjigjet Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot për lidershipin e Partisë Demokratike.

I pyetur nëse do të jetë i gatshëm të negocionte qasjen e tij në mënyrë që partia të bashkohej, Berisha tha se partia nuk ndërtohet në bazën e dëshirave por në bazë të rregullave dhe parimeve.

“Statuti ka të gjitha hapësirat për çdo iniciativë të anëtarëve të saj. I qëndroj me korrektesë statutit, nuk ndërtohet partia mbi bazën e dëshirave, por në bazë të rregullave dhe parimeve.Ka dy përcaktime statuore, që kur kryetari humbet zgjedhje votëbesohet. Dhe e dyta në zgjedhje e përgjithshme, ai largohet nëse humbet.Asnjë lloj përcaktimi tjetër jashtë kësaj nuk i shërben PD-së”, tha ai.

Ish kryeministri tha se pranon të ulet në diskutime me çdo deputet përveç Lulzim Bashës dhe Enkeled Alibeaj, pasi sipas tij ata kanë lidhje me Ramën.

“Me përjashtim të dy personave, me të gjithë deputetët e tjerë jam gati të bëj çdo lloj debate, diskutimi, pas në një akt themelor mbështetën kandidatët e Primares, de fakto statutin e PD.Ky është investim i tyre, nuk ndodh kjo për Berishën. Ndaj tyre PD është krejtësisht e hapur.Jo që nuk bëj hap prapa, por bëj hapa para duke i ftuar të ata që të ulemi të diskutojmë, të vendosim për më të mirën për PD, opozitën dhe të ardhmen e vendit”, u shpreh ai.