Teksa sot në orën 14:00 do të mbahet protesta kombëtare, kryeministri Edi Rama ka dalë në një komunikim me median, së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo.
Rama ka sulmuar sërish protestuesit, dukë thënë se pas tyre qëndrojnë duart e huaja dhe krimi i organizuar.
Sipas kreut të qeverisë, qëllimi është destabilizimi i vendit.
“Së bashku me të dyja këto vende jemi në kontakt të vazhdueshëm duke qenë se njëkohësisht në të tria vendet tona flama e terrorit urban të ANTIFA-s është shfaqur me forcën e vet të verbër dhe ndërkohë kemi një sërë specifikash që i ndjekim me shumë kujdes.
Qëllimi është shumë i qartë destabilizim i vendit dhe devijim i rrugës sonë duke na kthyer pas në të shkuarën. Natyrisht që pas atyre personave, qëndorjnë krimi i organizuar dhe duar të huaja. Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte reagimi i ekraneve të korruptuara ndaj një liste që të gjithë do t’i bënte të reflektonin dhe relativizimi i mëtejshëm i dhunës gjithnjë në emër të studentëve.
Këtu nuk ka asnjë moment tjetër transformues përveçse një sfide të hapur me probleme që kërkojnë adresim, të shoqërisë, të familjeve të zakonshme, të tëra legjitime dhe dhunës, gjuhës së gurit, hurit, zjarrit, urrejtjes, ofendimeve e kërcënimeve që nuk mund të fitojë një status qytetarie nëse nuk duam një të nesërme të sigurtë”, tha Rama.