Rama nuk humb kohë, pas ultimatumit për drejtorët mbledh ministrat te Vila e Kuqe

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me ministrat në rezidencën qeveritare në Vilën e Kuqe në Tiranë.

Burime për mediat bëjnë me dije se në këtë mbledhje e cila ka nisur në ora 9:00, marrin pjesë edhe drejtuesit politik.

Takimi në rezidencën qeveritare, vjen një ditë pasi Kryeministri ka urdhëruar ministrat t’u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve të agjencisë dhe drejtorive në varësi.

Kjo dorëheqje do të jetë e parevokueshme që nuk kthehet dot pas. Për të gjithë ata që nuk japin dorëheqjen, sot apo ditët në vijim do të shkarkohen.

Kjo lëvizje e Ramës vjen në një kohë kur Shqipëria po përjeton valë protestash që prej muajit maj të këtij viti.