Deputeti i Bundestagut mesazh për protestën në Tiranë: Qytetarët kërkojnë fundin e korrupsionit dhe lidhjeve mes krimit e politikës

Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, ka reaguar në lidhje me protestat e studentëve, që sot janë në ditën e tetë.

Në një postim në rrjetin X, Abraham thotë se i ka ndjekur me shqetësim të thellë protestat në Tiranë ku qytetarët kërkojnë t’i jepet fund korrupsionit, mbrojtjes politike dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës.

“Këto kërkesa pasqyrojnë vlerat evropiane që Shqipëria është angazhuar të respektojë”- nënvizon deputeti i Bundestagut gjerman

Mesazhi i deputetit gjerman, Knut Abraham:

“I kam ndjekur me shqetësim të thellë protestat në Tiranë. Qytetarët kërkojnë t’i jepet fund korrupsionit, mbrojtjes politike dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës. Këto kërkesa pasqyrojnë vlerat evropiane që Shqipëria është angazhuar të respektojë.”