Ka përshkallëzuar protesta e studentëve dhe pedagogëve te Ministria e Arsimit.
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e mbledhur para Ministrisë.
Ndërkohë disa protestues qëlluan me gurë në drejtim të godinës ministrore.
Studentët dhe pedagogët po protestonin në mënyrë paqësore kur forcat e policisë ndërhynë me ujë, gaz lotsjelles dhe spraj kimik, duke rritur tensionet në zonën përreth ministrisë.
Më herët, ata refuzuan kërkesën e Ramës për dialog. Kujtojmë se kjo është dita e tetë e revoltës studemtore, teksa protestat për largimin e kryeministrit Rama po mbahen që prej muajit maj.