Zyrtarët e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në OSBE kanë reaguar të alarmuar pas dhunës së ushtruar mbi protestuesit nga policia shqiptare.
Në deklaratën zyrtare, ata kanë ngritur shqetësimin e përdorimit të paligjshëm dhe disproporcional të dhunës së efektivëve ndaj protestuesve.
OSBE kërkon që çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës
Reagimi zyrtar i OSCE/ODIHR:
“Të shqetësuar nga raportimet për dhunë gjatë protestave në Shqipëri, ODIHR u bën thirrje të gjitha palëve të mbeten paqësore. Organet e zbatimit të ligjit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose disproporcional të forcës kundër protestuesve, dhe çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet me shpejtësi dhe në mënyrë të pavarur.”
të hetohet me shpejtësi dhe në mënyrë të pavarur.