Protestuesit i janë përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, duke vendosur mbi to letra me mbishkrimin “Dialog”.
Por e menjëhershme ka qenë reagimi i protestuesve, të cilët i kanë kthyer përgjigje Ramës, ku një njërën prej letrave, ata kanë shkruar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, duke theksuar se “dialogun ta shohë në ëndërr”.
Të rinjtë shprehen se dalja në rrugë erdhi pasi, sipas tyre, kërkesat e parashtruara gjatë protestës paqësore të nisur në fund të majit nuk morën përgjigjen e pritur. Për këtë arsye, ata kanë vijuar tubimet dhe kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga qëndrimi i tyre.
Për protestuesit, dorëheqja e kryeministrit mbetet kushti kryesor, ndërsa çdo përpjekje për dialog, sipas mesazhit të tyre, nuk mund të zëvendësojë plotësimin e kësaj kërkese.
Në mbështetje të tyre, sot kanë dalë në protestë edhe pedagogë të disa fakulteteve në Tiranë.