Belinda Balluku paraqitet në SPAK, i njoftohet zgjatja e hetimeve deri në janar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka komunikuar ish zv. kryeministres Belinda Balluku zgjatjen e hetimeve ndaj saj deri në Janar 2027.

Balluku është paraqitur sot  në Prokurorinë e Posaçme bashkë me avokatin e tij Adrian Kalia, ku ka qëndruar përreth 30 minuta.

‘Jemi në fazë hetimesh, do të ketë dhe një zgjatje’, mësohet të ketë thënë avokati i Ballukut gjatë paraqitjes në SPAK.

Kujtojmë se Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera te Unaza e Madhe dhe Tuneli i Llogarasë.

Po ashtu Balluku po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. SPAK i sekuestroi Ballukut 2 vila, një në Dhërmi dhe një në Palasë, të cilat dyshohet se ishin fshehur nën emrin e ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tare.

Ndaj saj janë në fuqi dy masa sigurie: ndalim i daljes jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike.