Vijon të shoqërohet me tensione protesta studentëve në Tiranë, teksa policia nuk kursen dhunën ndaj protestuesve.
Efektivët e policisë kanë nisur shoqërimet me forcë, ndërsa në një skenë janë parë 8 efektivë duke tentuar të arrestojnë një person.
Policia ka ndërhyrë te Parku Rinia, ku një grup të rinjsh dhe studentësh po qëndronin në shenjë proteste.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, ndërhyrja e efektivëve është kryer në mënyrë të beftë, ndërsa të rinjtë po qëndronin në park.
Policia ka përdorur sasi të mëdha uji me presion për të shpërndarë protestuesit.
Deri tani ka një numër të madh protestuesish, të cilët janë shoqëruar me forcë nga policia. Ndërkohë këtë të hënë kujtojmë se kryeministri njoftoi për një shpërblim prej 2500 euro për të gjithë policët që janë në frontin e parë të kësaj proteste.