Frika nga protesta e studentëve ka bërë që në skenë të dalë sërish një emër i njohur për SPAK-un, ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, që kohët e fundit është bërë aktive sërish në rrjetet sociale duke shpërndarë propagandën e kryeministrit Rama.
Sot ajo ka publikuar premtimin e kryeministrit për shpërblimin me 2500 euro për çdo polic që është në frontin e parë, të cilët dhunojnë pa mëshurë studentët dhe madje edhe minorenët, të cilët ia arrestojnë dhunshëm e i mbajnë për orë të tëra në komisariate.
Por, ndryshe nga koha kur ishte ministre e komentet mbusheshin me fjalë të mira të patronazhistëve, tashmë postimi i saj është “mbytur” nga komentet e qytetarëve që e dinë mirë se sa e vështirë është jeta e tyre nga kjo qeveri që i ka vejdhur në këto 13 vite.
“Hajdute dhe arrogante” i thotë një qytetar, ndërsa një komentues tjetër e pyet nëse do shesë vilat e saj që ia ka zbuluar SPAK për t’u dhënë shpërblimin policëve.
Të tjerë e akuzojnë se po përdorin policinë për të dhunuar e vrarë fëmijët, ndërkohë që nuk mungojnë edhe fyerjet banale nga shumë qytetarë.
Tashmë postimet e Ballukut nuk vlejnë më për propagandë, pasi askush nuk i beson, por vetëm për të nxitur qytetarët që të shfryjnë mllefin e tyre ndaj politikanëve që i kanë grabitur në gjithë këto vite.
Postimi i Ballukut: