Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, merret nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për dyshime për korrupsion dhe pastrim parash, në kuadër të hetimeve ku është përfshirë edhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Artan Gaçi.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.
Dy prokurorët e çështjes Ols Dado dhe Altin Dumani kanë arritur të gjejnë prova për Xhaçkën dhe bashkëshortin Gaçi për 2 vepra penale. Bëhet fjalë për një dosje e ardhur nga letër porosia nga vendet e BE-së.
Kujtojmë se Xhaçka u paraqit në SPAK më datë 14 tetor, ndërsa nuk dha asnjë sqarim për mediat. Në po të njëjtën ditë, në SPAK u thirr dhe bashkëshorti i saj, Artan Gaçi.