Të rinjtë “pushtojnë” rrugët e Tiranës, gjimnazistë nga gjithë Shqipëria i bashkohen protestës së studentëve

Ka marrë përmasa madhështore protesta e studentëve, teksa këtë të enjte u janë bashkuar edhe gjimnazistë të disa gjimnazeve në kryeqytet.

Fillimisht kanë qenë gjimnazistët në Kamëz, të cilët kanë braktisur mësimin dhe janë nisur drejt Tiranës, ku janë bashkuar edhe me të rinjtë e tjerë nga gjimnazet e Tiranës.

Raportohet edhe për gjimnazistë nga shkolla të ndryshme në rrethe që kane bojkotuar mesimin duke qendruar ne krah te studenteve.b

Ndërkohë policia ka nisur edhe shoqërimet me dhunë të të rinjve, që kanë dalë për të protestuar.

Kujtojmë se protesta e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë u shoqërua me dëmtime në disa institucione shtetërore dhe biznese private përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit.

Gjatë protestës pati gjithashtu përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa dëme u konstatuan edhe në ambiente të disa bizneseve private.