Sadleva Bodo pritet të marrë drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB), duke zëvendësuar në këtë detyrë Adriatik Kupin.
Aktualisht, Bodo mban postin e këshilltares së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ndërsa më herët ka ushtruar funksione edhe në Ministrinë e Brendshme.
Emërimi i saj në krye të DPB-së shënon një tjetër lëvizje në drejtimin e këtij institucioni, i cili ka në varësi administrimin dhe funksionimin e sistemit të burgjeve në vend.