“Jam udhëheqës i milicisë serbe, kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush”/ E-mail kërcënues në institucionet shtetërore, policia nis verifikimet

Një e-mail me përmbajtje kërcënuese u është dërguar disa institucioneve në Shqipëri.

Në mesazhet e dërguara, autori prezantohet si “udhëheqës i milicisë serbe” dhe përdor gjuhë kërcënuese ndaj institucioneve që kanë marrë komunikimet.

“Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë”- thuhet mes të tjerash në e-mailin e dërguar në disa adresa elektronike.

Ndërkohë policia po punon se kush qëndron pas dërgimit të këtoj e-maili kërcënues.

Përmbajtja e emailit:

“Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush.
Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Nga ju do të mbeten vetëm copa mishi. Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”.