Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas miratimit në Parlament të reformës territoriale, e cila kaloi me 85 vota pro.
Në një postim në rrjete sociale, Rama thotë se përtej debateve të brendshme dhe spekulimesh të jashtme, votimi i reformës në Parlament, i dha “Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese”
Mes të tjerash, ai kishte edhe një mesazh për ata që, sipas tij, kishin bërë llogari të gabuara për qëndrimin e socialistëve.
“Nuk duhet të bëjnë asnjëherë hesape pa hanxhinë me Partinë Socialiste”, shkroi Rama.
Reagimi i Ramës:
Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese
Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste