Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni ka bashkëjetuar me biznesmenin izraelit, Ron Yeffet.
Në një deklaratë për mediay, kryedemokrati u shpreh se ka qenë vetë Vlora Hyseni, e cila ka deklaruar për bashkëjetesën me Yeffet, ndërsa ka mohua lidhjet me Ergys Agasin, të cilir dyshohet se i ka dhënë informacione sekrete shtetërore gjatë kohës që biznesmeni ndodhej në kërkim nga SPAK.
Berisha tha se fillimisht e kishte konsideruar këtë deklaratë si një shaka, por më pas, sipas tij, kishte marrë informacion nga burime që i cilësoi të besueshme.
Sipas tij, biznesmeni Yeffet kontrollonte kokë e këmbë ish-numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun.
“Ron Yeffet kontrollonte kokë e këmbë Lubi Ballukun. Të gjitha firmat. Ndërkohë unë, dhe duhet tu rikujtoj për të patur të qartë pushtetin e tij, se në Komisionin e Sigurisë, Vlora Hyseni, e pyetur për lidhjet me Ergys Agasin ka mohuar të ketë ndonjë lidhje të vecantë me të dhe ka deklaruar se bashkëjetonte me Ron Yeffet.
E kuptoni si ishte ngërthyer SHISH. Në një anë Gagasi dhe në anën tjetër Ron Yeffet.
Kur e dëgjova këtë fjalë mendova se ishte një shpoti për Lubinë, Por burime të besueshme më thanë mua se ajo ka shprehur një të vërtetë. Ndaj SHISH ishte në një kontroll të dyfishte të Agasit dhe Ron Yeffet”, deklaroi Berisha.