Avokatët vijojnë bojkotin, shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatëve, pas bojkotit të seancave gjyqësore nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë për shkak të rregullores së re të GJKKO-së.

Mësohet se gjykata ka gjobitur me 50 mijë lekë avokatët mbrojtës. Ndërkohë seanca e radhës ndaj kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndidhet në burg që prej shkurtit të 2025 u caktua për me datë 13 tetor. Po ashtu Veliajt iu pezulluan sërish afatet e paraburgimit.

Veliaj akuzohet nga SPAK për disa vepra penale:  korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.