Pas disa kohësh në arrati, është arrestuar ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollajt, 25-vjeçares nga Lezha që vrau veten disa muaj më parë.
Në pranga është vënë Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim që në mars të këtij viti.
Pas vdekjes së Xhuana Nikollit, familjarët e saj bën një kallëzim ndaj ish-partnerit të saj, duke thënë se ai e dhunonte, e për këtë shkak e reja kishte ndërmarrë aktin e rëndë, duke i dhënë fund jetës së saj.
Ndaj Eraldo Fizit rëndojnë akuzat për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”. Dyshohet se i riu fshihet në Tiranë, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.
Para 25 vjeçarja t’i jepte fund jetës, mësohet se ajo kishte lënë edhe një letër. Sipas burimeve, në të ajo shkruante se nuk donte më që ata njerëz që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin. Në fund të letrës, ajo u kërkonte ndjesë nënës dhe babait të saj.