Muaji i pestë i protestave, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria

“Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”. Me këtë thirrje nisi marshimi i protestuesve nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrise, me kërkesë kryesore, largimin e Ramës.

“Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria” është një tjetër thirrje e qytetarëve teksa kërkojnë po ashtu arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, në hetim për 4 vepra penale nga SPAK.

Ndërkohë në vend është zbuluar një tjetër skandal, ku drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni dyshohet se i ka dhënë informacione sekrete shtetërore Ergys Agasit, në kohën kur ky i fundit ishte në kërkim nga SPAK.

Protestat kundër qeverisë kanë hyrë tashmë në muajin e pestë ndërsa qytetarët kanë deklaruar se nuk do të ndalen deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Protestat, të cilat zhvillohen kryesisht para Kryeministrisë, janë zhvendosur edhe para Kuvendit, pas nisjes së sesionit të ri parlamentar, ku shpesh here janë shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë.