Gratë me kancer të gjirit po përballen me mungesën e dy ilaçeve kimioterapi në spitalin Onkologjik.
Është gazetari Osman Stafa, i cili ka denoncuar se prej një jave mungojnë Docetaxel dhe Fulvestrant, dy medikamente shumë të rëndësishme për të trajtuar kancerin e gjirit.
Mungesa e tyre bën që kjo sëmundje e rëndë të avancojë edhe më tej, duke vënë në rrezik jetën e këtyre grave.
Një krim kundër njerëzimit e ka konsideruar gazetari Stafa teksa ka denoncuar se gratë më kancer po përballen prej një jave me mungesën e këtyre medikamenteve kimioterapi.
“Në qoftë se nuk merr ilaçet dihet fundi, nëse nuk respekton protokollin dihet fundi”- thotë ndër të tjera gazetari në postimin e tij.