Protestat për largimin e kryeministrit Edi Rama kanë mbërritur në ditën e 118-të, teksa vendi po “zien” nga skandale të reja, si ajo e drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, e cila dyshohet se i ka dhënë informacione sekrete shtetërore, Ergys Agasit, gjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati.
Protestat, të cilat zhvillohen kryesisht para Kryeministrisë, janë zhvendosur edhe para Kuvendit, pas nisjes së sesionit të ri parlamentar, ku shpesh here janë shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë.
Edhe një ditë më parë, qytetarët protestuan para Kuvendit, protestë e cila u tensionua në disa momente, ndërsa pamjet tregonin efektivët që shoqëronin dhunshëm disa prej protestuesve.
Protestuesit kanë thënë se nuk do të ndalen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Kujtojmë se rasti i Vlora Hysenit te SHISH ishte skandali i radhës për qeverinë, pas dosjes Balluku apo AKSHI.