Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në afërsi të zonës së Zogut të Zi në Tiranë.
Mësohet se paraprakisht i plagosur në këmbë ka mbetur një shtetas nga Kosova, rreth 33-vjeç.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve, i plagosuri nuk ka pranuar të bashkëpunojë me grupin hetimor dhe nuk ka dhënë detaje lidhur me rrethanat apo autorin e dyshuar.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.09.2026, rreth orës 14:35, në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi kosovar Gj. K., rreth 33 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri në këmbë.
Paraprakisht, nga hetimet, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.