Anulohet tenderi me vlerë 50 milionë euro për dializën. Burime për mediat bëjnë me dije se ky vendim pas dite pasi Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore kishte shpallur fitues të kësaj proceduare kompaninë suedeve Diaverum.
Sipas Agjencisë së Prokurimeve Publike, arsyeja e anulimit të tenderit ka qenë sepse dokumentat e tij përmbajnë gabime të rëndësishme.
Kujtojmë se në garë mori pjesë vetëm kompani, Diaverum AB, e cila u shpall fituese më 10 shtator 2026.
Ndërkohë dy javë më pas është vendosur anulimi i tenderit për shërbimin e dializës.
Procedura u shpall më 17 gusht 2026, me afat dorëzimi të ofertave më 1 shtator ndërsa fondi limit ishte rreth 4.59 miliardë lekë pa TVSH.
Në garë u paraqit një ofertues i vetëm: kompania ndërkombëtare që zotëron gjithashtu operatorin i cili e ka kryer këtë shërbim prej vitit 2016 nën një partneritet publik-privat.
Ish drejtoresha e Operatorit, Arisa Cane, siç raporton Kapitali.al e shpalli fituesin vetëm pak minuta pasi Klodiana Spahiu kishte marrë zyrtarisht detyrën e ministres së Shëndetësisë duke zëvendësuar Evis Salën.
Ndërkohë Spahiu, pasi mori vesh lajmin për fituesin e tenderit, firmosi shkarkimin e Anisa Canes nga posti i drejtoreshës së Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore duke e zëvendësuar me Yllka Shetan.
Arisa Cane ishte njeriu i Evis Salës. Ajo e shpalli fituesin e dializës pa miratimin e Klodiana Spahiut, e cila dyshon se Cane ja dha kontratën e majme njerëzve të lidhur me Salën.