Një konflikt mes dhjetëra të miturve është parandaluar në Yzberisht pas ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6.
Policia njofton se pasi mori informacioni për konfliktin e mundshëm mes të miturve, kanë shkuar në rrugën “Besim Alla”, për të parandaluar ngjarjen.
Efektivët kanë konstatuar disa të mitur të pajisur me shkopinj bejsbolli, për t’i përdorur gjatë konfliktit.
Ata janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe, në vijim, janë identifikuar dhe shoqëruar edhe të miturit e tjerë që do të përfshiheshin në këtë konflikt.
Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në prani të prindërve dhe psikologut, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 23 të mitur. Gjithashtu, janë sekuestruar 2 shkopinj bejsbolli që dyshohet se do të përdoreshin në konflikt.