Protesta qytetaret ka mbërritur sot në ditën e 100-të. Protestuesit janë zhvendosur këtë të hënë para Kuvendit, teksa brenda po zhvillohet seanca plenare.
Ajo çfarë bie në sy është numri i madh i forcave të policisë para Kuvendit. Ndërkohë një grup tjetër protestuesish ndodhen para Ministrisë së Brendshme ku nuk munguan përplasjet me uniformat blu.
Një prej protestuesve ka tentuar që të çajë kordonin e policisë, dhe më pas është ndaluar.
Ndërkohë protestuesit kanë hedhur edhe letra higjienike në drejtim të policisë.
Nuk kanë munguar as thirrjet: Policia e krimit. Kujtojme se qytetaret protestojne per gati 4 muajsh me kërkesë kryesore, largimin e kryeministrit Edi Rama.