Ahmetaj vijon denoncimet ndaj Ramës: Kopshti i Edenit ka kushtuar 4 mln euro, para të marra nga Onkologjiku

Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar me denoncimet ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama, lidhur me shpërdorimin e fondeve publike dhe tjetërsimin e pronave të shtetit. 

Në një intervistë për News24, Ahmetaj zbuloi se këto fonde publike, bashkë me burime të tjera shtetërore, janë përdorur për të financuar luksin e qeverisë, përfshirë koncertin e artistit Kanye Ëest dhe ndërtimin e një kopshti “Eden” me vlerë 4 milionë euro brenda godinës së Kryeministrisë.

Sipas Ahmetajt, brenda këtij kopshti luksoz është vendosur edhe një peshk i rralle japonez, ku kryeministri shkon “për t’u çliruar nga makthet e tij se nuk ka shitur ende të gjithë Shqipërinë”.

“Peshku i kuq ka histori nga prapa, do zoti nuk e kanë ekzekutuar dje. Peshku i kuq është një peshk i rrallë japonez, që të kopshti i Edenit që ka kushtuar 4 mln euro, para të marra nga onkologjiku si dhe paratë e Kanye Ëest  dhe paratë që shkojnë të Roni merren nga shërbimet thelbësore për shqiptarët. Ky ka ndërtuar kopshtin e Edenit te kryeministria. Unë nuk kam parë ndonjë kopsht Eden në kancelaritë e vendeve të BE. Ndërkohë që sakatohet Shqipëria, ky të shkojë tek peshku i kuq japonez i rrallë dhe të çlirohet nga makthet që ka se nuk e ka shitur akoma Shqipërinë se ka edhe një copë tokë”, tha Ahmetaj në News24.