Gjykata liron Jozefin Markun dhe shoferin e tij, këngëtari në “arrest shtëpie”

Gjykata e Tiranës ca vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për këngëtarin Jozefin Marku dhe mikun e tij, Kristjan Nikollin, të arrestuar në lidhje me sulmin ndaj Eduard Kuçit.

Ndërkohë Prokuroria kishte kërkuar burg për Markun, i cili u arrestua të shtunën e kaluar, në banesën e shokut të tij në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Sa i takon konfliktit, mësohet se Kuçi dhe Marku ishin përplasur më herët në rrjete sociale.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, Edi Kuçi shihet teksa ndalohet në rrugë përmes një tabele “Stop”. Ai rrethohet nga një grup personash dhe më pas sulmohet fizikisht.  Në një moment të videos dëgjohet Marku duke e pyetur Kuçin: “Pse m’ke shajt? Shaje Gjesti, shaje Gjestin”, ndërsa vijon përplasja fizike.

Kuçi shihet i gjakosur dhe duke kërkuar që sulmi të ndalet. Në fund të incidentit, sipas pamjeve, ai detyrohet të ulet në gjunjë dhe t’i kërkojë falje.