Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se çështja e pagave të magjistratëve do të shqyrtohet në Kuvend më 17 shtator.
Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, në një komunikim me gazetarët Balla tha se projektligji është depozituar brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja.
Ndërkohë shtoi se kompetenca për përcaktimin e pagave i takon Kuvendit.
“Kemi parashikuar shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji në datën 17 shtator.
Projektligji është depozituar brenda afatit të caktuar nga Kushtetuesja dhe do të shqyrtohet me prioritet. Është një projektligj që nuk shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar.
Atyre që iu djeg barku, që kur iu teket shkojnë e shajnë me libër shtëpie prokurorë dhe gjyqtarë dhe sot mendojnë se duhet të mbështesin pagat e gjyqtarëve…
Lexo edhe:
Si qytetar mendoj se, në një shtet demokratik, me ndarje të pushteteve, kompetenca për caktimin e pagave është vetëm e Kuvendit. Prisni të flasë Kuvendi”, tha Balla.