Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tropojë ku 4 punëtorë të Bashkisë i ka zënë korrenti.
Sipas informacioneve paraparake një punëtor kanë humbur jetën ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore, teksa raportohet se jane në gjendje te rende.
Policia njofyon se “nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë vendosjes së një shtylle në bazament, për shkak të peshës së saj, 4 punonjësit që po e mbanin kanë humbur ekuilibrin dhe shtylla ka prekur telat e rrymës, duke përcjellë energjinë elektrike te punonjësit”.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
“Më datë 08.09.2026, rreth orës 10:00, kemi marrë njoftim se, në afërsi të fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës, 4 punonjës të Bashkisë Tropojë, duke kryer punime për shpërndarjen dhe vendosjen fizike të shtyllave të ndriçimit në këtë rrugë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Si pasojë, shtetasi M.S 59 vjec ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. D 40 vjec., I. D. 47 vjec dhe A. A. 21 vjec ndodhen në Spitalin e Bajram Currit, për trajtim mjekësor.
Nga veprimet paraprake rezulton se punonjësit po kryenin transportin dhe shpërndarjen e shtyllave, sipas planit të punës, datë 04.09.2026, të Bashkisë Tropojë, Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit.
Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”