VIDEO/ Shehaj niset drejt Berlinit: Takime të rëndësishme me përfaqësues të qeverisë dhe deputetë gjermanë

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe deputeti Erald Kapri janë nisur drejt Berlinit sot, kur pritet të kenë takime të rëndësishme me përfaqësues të qeverisë gjermane dhe deputetë të Parlamentit gjerman.

Në një video në rrjetet sociale, Shehaj thekson se kjo vizitë përkon me ditën kur nis sesioni i ri parlamentar, duke e quajtur “parlamenti i turpit”.

“Ndërkohë që sot mblidhet Parlamenti i turpit, ne po shkojmë në Berlin, ku kemi takime të rëndësishme me përfaqësues të qeverisë gjermane dhe deputetë të Parlamentit gjerman”.

Shehaj thekson se në Berlin do flasë për projektin politik të Partisë Mundësia që planifikon një të ardhme më të mirë të shqiptarëve për jetesën në vendin e tyre me më shumë mundësi.

“Do flasim për të ardhmen e Shqipërisë, do flasim për projektin politik të Partisë Mundësia. Do flasim për planin tonë për Shqipërinë, një Shqipëri ku shqiptarët mund të jetojnë, ku nuk janë të detyruar të ikin.

Gati, Erald?

Gati.

Shihemi në Berlin”, – shprehet Shehaj.