Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Jozefin Marku që së bashku me disa miq të tij dhunuan ish-banorin e BBVIP Kosova, Eduart Kuçin është arrestuar nga policia e Tiranes.
Raportohet se ai u vu në pranga këtë të shtunë në zonën e Kombinatit, në kryqytet.
Kuci dhe Marku ishin përplasur më herët në rrjete sociale.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale, Edi Kuçi shihet teksa ndalohet në rrugë përmes një tabele “Stop”. Ai rrethohet nga një grup personash dhe më pas sulmohet fizikisht. Në një moment të videos dëgjohet Marku duke e pyetur Kuçin: “Pse m’ke shajt? Shaje Gjesti, shaje Gjestin”, ndërsa vijon përplasja fizike.
Kuçi shihet i gjakosur dhe duke kërkuar që sulmi të ndalet. Në fund të incidentit, sipas pamjeve, ai detyrohet të ulet në gjunjë dhe t’i kërkojë falje.
Pas publikimit të videos, Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast ndaj Joz Markut dhe ka kërkuar edhe arrestimin e këngëtarit lidhur me ngjarjen.
“Prokurori i shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht prokurori kujdestar, me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj J.M., shtetas i Republikës së Shqipërisë, për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ të shkaktuar ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës E.K.”, deklaroi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi,