Shpërthim me tritol në derën e një banese në Vorë

Një shpërthim me tritol ka ndodhur rreth orës 03:15 në rrugën “Fusha e Sportit”, në Vorë.

Sipas informacionit paraprak, lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës së shtetasit Fatmir Shehu, ndërsa si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të lehta materiale.

Pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Hetuesit po punojnë gjithashtu për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar për ngjarjen. Hetimet vijojnë.